Shehi pas fitores me Laçin: Na vjen mirë që u rikthyem

Futboll

Shehi pas fitores me Laçin: Na vjen mirë që u rikthyem

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 19:20
Shehi pas fitores me Laçin: Na vjen mirë që u rikthyem

Tirana arriti një fitore spektakolare ndaj Laçit me rezultatin 4-1. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport” ka folur trajneri i bardhebluve Orges Shehi.

“Dua të falënderoj publikun që na erdhi në mbështetje pas javës që kaluam. Interpretuam lojën shumë mirë, duke kapur në befasi. Rezultati është shumë i kënaqshëm për të gjithë ne. Është e rëndësishme që pasi humbësh të ngrihesh. I forti nuk bie në tokë. Na vjen mirë që rikthehemi.”

“Ne vinim pas një ndeshjeje jo të mirë për disa arsye që i dinim mirë, në radhë të parë është fusha. Kemi thënë se çfarë iku, iku. I gjithë fokusi ishte takimi i sotëm. Kur ishim 4-0 bie motivimi. Nuk donim që ta nisnim direkt me gol. Kundërshtari na vuri pak në vështirësi, pro pastaj i morëm masat. U munduam që të freskojmë skuadrën për ndeshjen e ardhshme.”

 

Unë kam punuar 4 vite me Mirel Josën. Gjithmonë do ta thërras profesor. Kemi fituar. Në lojtar në moshën time që isha atëherë, duhet të marrë nga trajner fitues. Të marrë njohuri nga ai ishte nder.

“Ne sot u vendosëm në një modul tjetër dhe të merrnim thellësitë me lojtarët tanë. Duke bërë presion arritëm të zgjidhnim ndeshjen, dhe na shkoi vaj. Neutralizuam pikat e tyre të forta.”

“Ai është lojtar me eksperiencë dhe disa herë e ka nisur nga stoli ose në mesfushë, Ka pasur momente qe e kemi lënë në stol për arsye fizike. Nuk i ndëshkoj lojtarët e mi.”

Ishte një zgjedhje taktike që luajtëm me Hoxhallarin. E rëndësishme është të ringrihesh, Do biem në tokë, por i fortë është ai që gjen forca për tu ngritur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat