Chelseat duan trofeun e 6-të

Futboll

Chelseat duan trofeun e 6-të

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 14:14
Chelseat duan trofeun e 6-të

Kjo është hera e 8-të që Chelsea dhe Liverpool do të përballen në Kupën e Ligës, por vetëm e dyta në finale. Në 27 shkurt 2005, ekzaktësisht 17 vite më parë, Çelsi e mundi Liverpulin 3-2 në shtesë në finalen e Kardifit.

– Përballja e fundit mes Çelsit dhe Liverpulit në “Wembley” ishte finalja e Kupës FA 2012, që blutë e fituan 2-1.

– Chelsea mund ta fitojë Kupën e Ligës për herë të 6-të në histori pas 1965, 1998, 2005, 2007 dhe 2015. Vetëm Siti dhe Liverpuli (8 herë) e kanë fituar më shumë këtë trofe.

– “Reds”-at do të luajnë finalen e tyre rekord në këtë kompeticion (13). Në të fundit, në 28 shkurt 2016, ata u mundën nga Siti me penallti pas barazimit (1-1 në shtesë).

– Katër nga 5 finalet e fundit të Liverpulit në Kupën e Ligës kanë shkuar në shtesë. Përjashtimin e vetëm e bën fitorja 2-0 pas 90 minutash kundër Junajtidit në 2003-shin në Kardif.

– Liverpuli ka dalë i humbur në të pesta ndeshjet e fundit që ka luajtur në “Wembley” si fushë neutrale, përfshirë të gjitha me Jyrgen Klopin në stol (3).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat