Mbappe e barazon Ibrën

Futboll

Mbappe e barazon Ibrën

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 16:21
Mbappe e barazon Ibrën

Kylian Mbappe e ka barazuar Zlatan Ibrahimovicin në garën për golashënuesin më të mirë në histori të Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi francez kontribuoi me dy gola në fitoren e mbrëmshme ndaj Saint-Etienne.

Kampioni i botës me Francën i ishte bashkuar PSG-së nga Monaco për t’u bërë lojtari më i preferuar në “Parkun e Princave”.

Ende ka dyshime për të ardhmen e tij, derisa kontrata aktuale do t’i skadojë në fund të këtij sezoni.

Mbappe arriti në kuotën e 156 golave në fanellën e PSG-së në të gjitha kompeticionet duke e ndarë pozitën e dytë me Ibrahimovicin si golashënuesit më të mirë në histori të klubit.

E primati në këtë drejtim i takon Edinson Cavanit, i cili i ka shënuar 200 gola me ekipin parisien para se të largohej në drejtim të Manchester United.

Pra, uruguaiani është 44 gola përpara Mbappes dhe nëse sulmuesi francez i bashkohet Real Madridit në verë, Cavani do të mbetet edhe për një kohë të gjatë mbret i Parisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat