Bën parashikimin e bujshëm

Futboll

Bën parashikimin e bujshëm

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 16:27
Bën parashikimin e bujshëm

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, nuk beson se Antonio Conte do të qëndrojë te Tottenham. Tekniku italian ka qenë në shënjestrën e Manchetser United në fillimin e këtij sezoni.

Pavarësisht fitores 4-0 të marrë kundër Leeds-it në kampionat, Ferdinand beson se Conte mund t’i thotë lamtumirë Tottenham-it në fundin e sezonit.

“Nuk mendoj se do të jetë atje pas verës, duke u bazuar në atë që kam parë këtë javë dhe duke parë lojtarët që ka laraguar Conte”, ka thënë Ferdinad për BT Sport.

“Mendoj se ai nuk e priste të gjente një situatë kaq të keqe dhe nuk do të ketë asnjë problem që të largohet.

“Ai nuk është nga ata që shikon mbrapa dhe pendohet për një gjë të tillë, do të jetë i bindur për vendimin e tij dhe do të isha shumë i befasuar nëse do ta shihja te Tottenham sezonin e ardhshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat