‘Mbretërit’ dhe ‘Blaugranat’ synojnë ta blejnë yllin e Sevillës

Futboll

‘Mbretërit’ dhe ‘Blaugranat’ synojnë ta blejnë yllin e Sevillës

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:07
‘Mbretërit’ dhe ‘Blaugranat’ synojnë ta blejnë yllin e Sevillës

Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona po bëjnë garë të ashpër për transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Sipas medieve spanjolle, ‘Mbretërit’ dhe ‘Blaugranat’ synojnë ta blejnë yllin e Sevillës.

Kounde po bën një sezon të madh me skuadrën spanjolle, duke ndezur interesimin e disa klubeve evropiane përfshirë edhe dy gjigantët spanjoll.

Kartoni i 23-vjeçarit thuhet se kap shifrën 60 milionë euro. Reali dhe Barcelona raportohet se tashmë janë në kontakt me agjentin e lojtarit, të cilin synojnë të transferojnë në afatin kalimtar të verës.

Gjithashtu Kounde po monitorohet edhe nga Bayern Munich dhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat