West Ham fiton, i rri në bisht Manchester Utd

Futboll

West Ham fiton, i rri në bisht Manchester Utd

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 19:13
West Ham fiton, i rri në bisht Manchester Utd

West Ham ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj ekipit të Wolves, duke u afruar gjithmonë e më shumë me zonën e Champions League në renditje dhe në të njëjtën kohë duke trembur Manchester United.

Pjesa e parë e takimit të vlefshëm për raundin e 27-të të Premier League ishte shumë e qetë dhe balancuar, me të dyja skuadrat që tentuan të realizonin, por pa sukses.

Ky takim do të vazhdonte me barazim pa gola deri në minutën e 59’, pra për rreth një orë, në momentin kur Soucek do i dhuronte fitoren ekipit të tij.

Pas këtij momenti pati tentative të shtuara nga “ujqërit” për të barazuar rezultatin, megjithatë përpjekje të kota, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0.

Pas këtij raundi West Ham renditet në vend të pestë me 45 pikë, vetëm 2 pikë më pak se Manchester United i vendit të katërt, që përkon edhe me të fundit në Premier League që siguron një “biletë” për në Champions League dhe në këtë formë duke bërë që të “Djajtë e Kuq”, të nisin ethet e ftohta. Teksa Wolves nga ana e tyre renditen të tetët me 40 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat