Pele lirohet nga spitali

Futboll

Pele lirohet nga spitali

Më: 1 mars 2022 Në ora: 09:14
Pele

Legjenda braziliane Pele është liruar nga spitali pas trajtimit për një tumor dhe një infeksion urinar.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës, 81 vjeç, u shtrua në spitalin Albert Einstein të Sao Paulos më 13 shkurt për trajtim mbi tumorin e zorrës së trashë. Tetë ditë pasi u shtrua, mjekët zbuluan një infeksion urinar, i cili e zgjati qëndrimin e tij. Megjithatë, nga spitali thanë se Pele tani ishte në një gjendje klinike të qëndrueshme.

Ai do të vazhdojë trajtimin për tumorin i cili u zbulua për herë të parë në testet rutinë në shtator.

Pele iu nënshtrua operacionit të prostatës në vitin 2015, pasi u shtrua në spital për herë të dytë në gjashtë muaj, dhe u kthye përsëri për një infeksion urinar në vitin 2019.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje, ish-sulmuesi është një nga vetëm katër lojtarët që ka shënuar në katër turne të Kupës së Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat