Conte, shumë i ashpër me Putinin

Futboll

Conte, shumë i ashpër me Putinin

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:56

Antonio Conte, trajneri i Tottenhamit, foli për situatën dramatike që po përjeton Ukraina pas pushtimit rus. Ja fjalët e tij në konferencën për shtyp: “Është një situatë shumë e trishtueshme. Jemi në vitin 2022 dhe të flasim këtu për mundësinë e një lufte është e pabesueshme.

Dhe në të njëjtën kohë budallallëk. Ne kemi nevojë për paqe në botë. Si mund të humbasin jetën njerëzit në një situatë të tillë që, e përsëris, është vërtet e pabesueshme në vitin 2022. Lufta nuk është përgjigje për asgjë.

E gjithë bota duhet të tregojë unitet, se është e bashkuar kundër marrëzisë së një apo disa njerëzve. Lufta nuk është përgjigje për asgjë, kurrë. Kjo duhet të jetë e qartë, FIFA dhe UEFA gjithashtu duhet të përgjigjen në mënyrë të bashkuar dhe të japin një përgjigje të fortë kundër atyre vendeve që nuk duan të rreshtohen tani.

Unë besoj se të gjithë duhet ta dënojmë situatën aktuale. Siç thashë është e pabesueshme të mendosh edhe mundësinë më të vogël që të ketë një luftë. Është një gjë e pabesueshme për gjeneratat e reja dhe për fëmijët, për të gjithë. Është e pabesueshme që unë dhe trajnerë të tjerë jemi këtu për të folur për këtë temë në vitin 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat