Kurrë më afër Barcelonës

Futboll

Kurrë më afër Barcelonës

Më: 1 mars 2022 Në ora: 18:16
Franck Kessie

Barcelona raportohet se është shumë afër transferimit të mesfushorit të Milanit, Franck Kessie, si lojtar të lirë.

Kontrata e 25-vjeçarit me “Rossonerët” skadon në fund të këtij sezoni, që nënkupton se ai te skuadra e ardhshme mund të transferohet si lojtar i lirë.

Sipas “Sport”, Barça është më së afërmi që ta kompletojë transferimin e tij.

Gazeta spanjolle ka raportuar sot se reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka hyrë tashmë në negociata me katalunasit.

Ish-futbollisti i Atalantas ishte i lidhur me një kalim edhe te Arsenali, Liverpooli e Manchester Unitedi, por duket se “Camp Nou” do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Përveç te Atalanta, Franck Kessie në të kaluarën ka luajtur edhe te Cesena (Itali) e Stella Club (Bregu i Fildishtë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat