Çfarë i tha Pioli?

Futboll

Çfarë i tha Pioli?

Më: 1 mars 2022 Në ora: 19:15
Çfarë i tha Pioli?

Lojtari më në formë te Milani, Rafael Leao është ndalur të flas për aventurën e tij te Milani, skuadër tek e cila është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme të cilën po e ndihmon ën luftën direkte për titull me Napolin dhe Interin.

Ai tregon se fillimet e tij ishin shumë të vështira te Milani, por që ishte ndihma e madhe e trajnerit Stefano Pioli që i ka dhënë një formë të madhe në rritjen e tij.

"Fillimi nuk ishte i lehtë sepse mbërrita në një ligë tjetër dhe nuk flisja italisht. Isha 19 vjeç dhe kishte shumë kundërshtarë të nivelit të lartë. Por të gjithë më dhanë një dorë dhe tani gjërat po shkojnë më mirë, pavarësisht vështirësive. Pioli më dha besim dhe më vendosi titullar. Falë tij u bëra lojtari që jam tani”, ka thënë Pioli.

“Më dha mentalitetin e duhur sepse është dikush që më shtyu të besoja gjithmonë në veten time. Më tha: “Ke talent, por të mungon pak mentaliteti fitues. Nëse do të arrish në nivelin e Mbappes dhe Ronaldos, duhet të bësh diferencën në çdo ndeshje, përndryshe je një lojtar i parëndësishëm.

“E dëgjova shumë dhe diçka më klikoi në kokë kur fola me trajnerin tim personal dhe familjen time”, vazhdoi sulmuesi kuqezi. Falë trajnerit të kuqezinjve, tashmë Leao ka bërë kapërcimin në cilësi.

"I thashë vetes se të gjithë duhet të shohin se kush isha në të vërtetë dhe kjo ndodhi. Mbappé dhe Ronaldo janë të dy ata që më frymëzojnë, ata që i shikoj më së shumti në YouTube. Unë nuk jam ende një golashënues si ata, një "matador". , por unë jam duke mësuar dhe dua të arrij në atë nivel."

"Driblimi bën diferencën, por ndonjëherë mund të shënoj më shumë dhe duhet ta bëj edhe nëse e nis nga e majta. Kur të dal para portës duhet të jem më konkret”, tha në fund Leao.

Ndryshe, portugezi pritet të luajë nga minuta e parë në derbi kundër Interit ne Kupën e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat