​Kosova dhe Shqipëria do të përballen në vëllazëroren e futsallit

Futboll

​Kosova dhe Shqipëria do të përballen në vëllazëroren e futsallit

Më: 1 mars 2022 Në ora: 20:22
Futsalli

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë një ndeshje vëllazërore me Kosovën në kupën “Adem Jashari”.

Kjo miqësore do të luhet në Kosovë në datën 3 mars dhe do të nisë ora 19:00.

Pas bisedimeve mes FFK-së dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është rënë dakord për zhvillimin e ndeshjes dhe detajet e organizimit.

Trajneri i Kombëtares shqiptare Erind Resuli ka përzgjedhur tashmë edhe 14 lojtarët që janë thirrur për këtë test të vlefshëm.

Kjo është një mundësi për kuqezinjtë që të grumbullohen dhe të kthehen në aksion pas disa muajsh, duke zhvilluar disa miqësore para ndeshjeve para-eliminatore të Kupës së Botës së Futsallit 2024.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat