Balotelli: S’i kisha zili për asgjë Messin dhe Ronaldon

Futboll

Balotelli: S’i kisha zili për asgjë Messin dhe Ronaldon

Më: 2 mars 2022 Në ora: 13:26
Balotelli: S’i kisha zili për asgjë Messin dhe Ronaldon

Mario Balotelli ka dhënë një intervistë për “The Athletic”, në të cilën ka folur për veten dhe çfarë mund të kishte bërë në karrierën e tij:

“Nëse flasim për cilësinë, nuk kam pasur kurrë asgjë mangut për të pasur zili Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon.

Sigurisht që kam humbur shumë mundësi në karrierën time për të arritur nivelet e tyre.

Mendja ime më ka çuar në gabime. Nëse nuk do të isha larguar nga Manchester City, do ta kisha fituar të paktën një “Top të Artë”. Me mentalitetin që kam sot, sigurisht do të kisha kapur majat e futbollit”.

Duket qartë se Mario Balotelli është duke u përpjekur për të disatën herë ta rilançojë veten. Në Turqi, tek Adana Demirspor stërvitet nga Montella. Sulmuesi italian ka gjetur motivimin e duhur dhe tashmë, sipas “Daily Star” është në fokusin e Fulhamit. Klubi anglez, i pari në Championship, synon ngjitjen në Premier League dhe t’i bëjë dhuratë vetes SuperMarion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat