Një finale për mbijetesën

Futboll

Një finale për mbijetesën

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:44
Një finale për mbijetesën

Ditën e sotme do të luhen edhe tre ndeshjet e mbetura të jaës së 23-të të “Abissnet Superiores“. Tre duele interesante, ku nuk do të mungojnë emocionet. Dy takimet e para do të luhen paralelisht në orën 13:45, kur Kastrioti pret Skënderbeun në finalen e mbijetesës.

Të dyja ekipet gjenden në zonën e ftohtë të renditjes dhe një fitore do të tregonte se cila prej tyre do të lu.ftojë deri në fund për të qendruar edhe një tjetër sezon në elitën e futbollit shqiptar.

Nga ana tjetër si Vllaznia, ashtu edhe Laçi duan të përfitojnë nga humbja e thellë e Kukësit.

Laçi do të presë Egnatian në një sfidë më të lehtë në letër, por aspak të tillë në fushë. Një fitore sot i shkëput kurbinasit në +8 pikë nga vendi i tretë, si dhe në këtë mënyrë mbajnë të njëjtin hap me Tiranën.

Ndërkohë në orën 16:45 në “Loro Boriçi” luhet Vllaznia-Dinamo. Kuqeblutë janë vetëm tre pikë larg Europës, të cilët ka mbundësinë ti arrijë në fushë përballë nëndetëses blu.

Java e 23-të

13:45 Kastrioti – Skënderbeu

13:45 Laçi – Egnatia

16:45 Vllaznia – Dinamo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat