Christensen është shumë afër

Futboll

Christensen është shumë afër

Më: 3 mars 2022 Në ora: 15:32
Christensen është shumë afër

Barcelona duket se do të bëjë një revolucion të vërtetë në mbrojtje sezonin e ardhshëm.

Katalanasit po kërkojnë shumë përforcime për repartin e mbrojtjes.

Mundo Deportivo ka shkruar se Andreas Christensen është shumë afër.

Danezi i Chelsea-t do të merret me kosto zero dhe negociatat janë pothuajse të mbyllura.

Bashkë me të mund të merret edhe Noussair Mazraoui i Ajax-it, për të cilin interesohen edhe Borussia Dortmund-i dhe Milan-i.

Objektivat e tjerë janë Jose Gaya i Valencia-s dhe, gjithmonë nga Chelsea, edhe Cesar Azpilicueta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat