E dashura e lojtarit e mbron dhe sulmon

Futboll

E dashura e lojtarit e mbron dhe sulmon

Më: 3 mars 2022 Në ora: 17:55
E dashura e lojtarit e mbron dhe sulmon

Nuk ishte një natë e lehtë për Lorenzo Venutin, për të cilin fati përgatiti një skenar vërtet të hidhur në një nga mbrëmjet më të pritura nga tifozët e Fiorentinës, të angazhuar në ndeshjen e parë të Kupës së Italisë ndaj rivalëve të hidhur, Juventus. Mbrojtësi 26-vjeçar toskan, i cili e nisi nga pankina, hyri në fushë në fillim të pjesës së dytë në vend të të dëmtuarit Odriozola, në korsinë e djathtë të mbrojtjes vjollcë, shkruan Telesporti.

Një provë e njollosur nga autogoli që vendosi ndeshjen në minuten e 91′, kur rezultati dukej i destinuar të ishte barazimi 0-0. Në krosimin e Cuadrados nga e djathta, mosndërhyrja e Milenkoviçit e kapi në befasi Venuti, i cili nuk mundi të reagonte në kohë para se topi të karambolohej mbi të dhe më pas te përfundonte në portën e mbrojtur nga Terracciano.

Ishte e kotë ndërhyrja e dëshpëruar e mbrojtësit të krahut, i cili nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur autogolin dhe më pas e la veten – në fund të ndeshjes – në një moment dëshpërimi, duke u gjunjëzuar në tokë…

Sikur ai të mos ishte mjaftueshëm i dëshpëruar nga vetja e tij, pas-ndeshja e Venutit u helmua më tej nga mesazhet jo tamam nderuese të dërguara përmes mediave sociale nga disa tifozë që shfrynin zemërimin mbi të për humbjen tallëse. Ka qenë e dashura e lojtarit, Augusta Iezzi, ajo e cila ka zbuluar se çfarë ka ndodhur, duke postuar një sërë historish në Instagram, në të cilat – me tone shumë civile – u shpjegonte urrejtësve se në kohë lufte nuk janë këto sjelljet që duheshin…

“Unë do të thosha se në këtë moment të saktë që po përjetojmë, ka probleme shumë më serioze se një top që të godet dhe shënon autogol”, tha e reja duke shtuar fjalët “Më vjen keq që lexoj disa direkte, vërtetë’ – Le të kujtojmë se futbolli është i bukur, është një sport që magjeps dhe bashkon shpirtrat. Le ta kemi parasysh këtë dhe të shmangim shkrimin e gjërave jo tërheqëse dhe të pakuptimta.”

“Ata që më kanë ndjekur prej disa kohësh e dinë që jam shumë i rezervuar për sa i përket jetës private, nuk flas asnjëherë për Lorencon-vazhdoi partneri i Venutit- por me këtë rast më duhet ta bëj sepse po marr shumë mesazhe. janë nga inkurajimi, dhe kështu ju falënderoj, por është një gjë humbëse që ka ndodhur, do të kalojë.

Nga ana tjetër ka njerëz që për momentin jetojnë në metro duke i përdorur si bunker për t’u shmangur bombave kështu që më duket se një autogol në krahasim është vërtet një budallallëk i madh".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat