Hakimi në dyshim

Futboll

Hakimi në dyshim

Më: 4 mars 2022 Në ora: 22:59
Hakimi në dyshim

Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi mund të mungojë në ndeshjen e kthimit të raundit 1/16 të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Gjatë seancës së sotme stërvitore të PSG-së nuk ishte i pranishëm ylli nga Maroku.

Hakimi për shkak të një shqetësimi nuk ishte i gatshëm as në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Saint-Etienne, ndërsa gjithashtu do të mungojë kundër Nice.

Ditët e ardhshme do jenë vendimtare për Hakimin, për të cilin do shihet nëse do arrijë të rikuperohet me kohë dhe në rast që jo, për Pochettinon do këtë disa probleme, pasi është një startues i padiskutueshëm.

Përpara sfidës me Realin, “Parisienët” do përballen me Nice, nesër me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat