Goditje për Guardiolën

Futboll

Goditje për Guardiolën

Më: 5 mars 2022 Në ora: 11:58
Ruben

Goditje për Guardiolën!

Lajme të këqija për Sitin dhe Portugalinë. Dëmtimi muskulor që Ruben Diaz pësoi në ndeshjen e Kupës FA kundër Peterborout do të mbajë mbrojtësin portugez jashtë fushe nga 4-6 javë.

Kjo do të thotë se mbrojtësi do të humbasë derbin me Junajtidin, sfidën me Liverpulin, ndoshta edhe dy çerekfinalet e Champions-it.

Por sigurisht edhe ndeshjet e “play off”-it të Botërorit me kombëtaren në fund të këtij muaji kundër Turqisë dhe më pas ndoshta edhe finalen kundër Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat