Roma në epërsi

Futboll

Roma në epërsi

Më: 5 mars 2022 Në ora: 19:02
Abraham

Është mbyllur me rezultatin 1-0 pjesa e parë e ndeshjes së javës së 28-të të Serisë A, që po zhvillohet në Olimpico mes Roma-s dhe Atalanta-s.

Të dy skuadrat janë akoma në garë për të siguruar një vend në zonën Champions League të renditjes dhe sfida e sotme mund të jetë përcaktuese.

Verdhekuqtë kanë qenë të parët që kanë goditur në minutën e 32-të.

Autori i golit ka qenë Abraham, që ka finalizuar në mënyrën e duhur pasimin e marrë nga Zaniolo, me këtë të fundit që ka bërë një stopim spektakolar para pasimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat