Zeneli asiston, Reims barazon

Futboll

Zeneli asiston, Reims barazon

Nga: K.G. Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:52
Zeneli asiston, Reims barazon

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, u paraqit në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 59-të për Reims-in, por nuk arritën më shumë se një pikë në konak të tyre.

Reims ka barazuar me rezultat 1:1 me Strasbourg-un, në takimin e javës së 27-të të Kampionatit të Francës.

Bellegarde në minutën e 69-të realizon për Strasbourgun, por kjo nuk zgjati shumë, pasi që Cajuste shënon në minutën e 84-të pas asistimit të Zenelit dhe barazohet rezultati 1:1. 

Strasbourg mban vendin e pestë me 44 pikë e Reims është në të 13-tin me 32.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat