Imeri në formë, shënon

Futboll

Imeri në formë, shënon

Më: 6 mars 2022 Në ora: 20:09
Imeri në formë, shënon

Kastriot Imeri e ka fituar ballafaqimin e shqiptarëve në elitën e futbollit të Zvicrës.

Imeri të dielën me skuadrën e Servettes, fitoi në udhëtim te Grasshopperi me rezultatin 4:2.

Reprezentuesi i Zvicrës, Imeri, që ishte prej më të mirëve në fushë, shënoi golin në minutën e 36-të nga penalltia, ndërsa asistimin e realizoi te goli i tretë në minutën e 78-të, për sulmuesin Ronny Rodelin.

Te Grasshopperi, asistues në golin e barazimit 1:1 ishte Ermir Lenjani, reprezentuesi i Shqipërisë. Ai asistoi për Christian Hercin në minutën e 41-të.

Imeri u zëvendësua në minutën e 90-të.

Ermir Lenjani dhe Amir Abrashi ishin titullar te Grasshopperi. Abrashi e kompletoi ndeshjen, kurse Lenjani u zëvendësua në minutën e 72-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat