FIFA kritikohet ashpër pas vendimit të ri

Futboll

FIFA kritikohet ashpër pas vendimit të ri

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:06
FIFA kritikohet ashpër pas vendimit të ri

FIFA ka ndryshuar rregullat e transferimeve dhe kontratës të lojtarëve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, duke u dhënë mundësi lojtarëve të këtij rajoni që të ndryshojnë ambient, por ata janë kritikuar për reagimin e tyre të dobët.

Njoftimi për media thuhet se lojtarëve dhe trajnerëve të huaj të kontraktuar me klubet ukrainase do t'u pezullohen kontratat deri në fund të sezonit në qershor, duke i lejuar ata të nënshkruajnë për klube të tjera për pjesën e mbetur të kësaj sezone. Këtu përfshihet trajneri i Shakhtar Donetsk, Roberto De Zerbi, i cili më parë ka punuar në Sassuolo.

Lojtarët dhe trajnerët e huaj do të kenë gjithashtu opsionin për të pezulluar në mënyrë të njëanshme kontratat e tyre me klubet ruse deri në fund të sezonit në qershor, duke i lejuar ata të punojnë edhe jashtë vendit.

Shumë prej tyre tashmë kanë filluar të kritikojnë FIFA-n për këtë përgjigje, duke sugjeruar se ndryshimet nuk shkojnë aq larg sa i përket fushëveprimit dhe janë shumë pak efektive.

“FIFPRO”, sindikata më e madhe e futbollistëve, e quajti vendimin shumë të turpshëm dhe vuri në dukje se është e vështirë për lojtarët të gjejnë punë për pjesën e mbetur të sezonit me pasigurinë që iu kanoset dhe brenda pak javësh, ata do të jenë sërish në një situatë shumë të vështirë.

Shumë kanë filluar gjithashtu të vënë në dukje se si ndeshja kualifikuese e Polonisë për Kupën e Botës kundër Rusisë nuk është anuluar, por përkundrazi është shtyrë në verë, duke sugjeruar se FIFA do të preferonte që ndeshja të zhvillohej nëse është e mundur, në varësi të statusit të luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat