Mbappe ftohet për ndeshjen me Realin

Futboll

Mbappe ftohet për ndeshjen me Realin

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:42
Mbappe ftohet për ndeshjen me Realin

Kylian Mbappe i ka gëzuar tifozët e Paris Saint-Germainit.

Në fakt, ylli francez figuron në mesin e të ftuarve për ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Real Madridit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Kampioni i botës me Francën e pësoi një lëndim gjatë stërvitjes së djeshme, por pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se ish-futbollisti i Monacos do të jetë në dispozicion të trajnerit.

Mbappe është lojtari kryesor i PSG-së dhe ai nuk dëshironte ta humbiste assesi njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Në Madrid do të jetë edhe Sergio Ramos.

Mbrojtësi spanjoll nuk bën pjesë në mesin e të ftuarve, por do ta ndjekë skuadrën dhe për t’u rikthyer në atë që për shumë vite ka qenë shtëpia e tij.

PSG-ja do të mundohet ta ruajë kapitalin nga ndeshja e parë dhe ta sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të ftuarit e PSG-së

Portierë: Navas, Donnarumma, Letellier,

Mbrojtës: Hakimi, Kimbembe, Marquinhos, Dagba, Diallo, Kehrer, Nuno Mendes.

Mesfushorë: Verratti, Paredes, Pereira, Wijnaldum, Draxler, Gueye, Dina-Ebimbe, Simons, Michut.

Sulmues: Mbappé, Icardi, Neymar, Di Maria, Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat