Barcelona planifikon rikthimin e Messit

Futboll

Barcelona planifikon rikthimin e Messit

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:16
Barcelona planifikon rikthimin e Messit

Barcelona vijon të mendojë për Lionel Messin dhe po planifikon t’i bëjë një propozim për ribashkim, edhe pse këtë herë jo si pjesë të skuadrës.

Ideja është që në vitin 2024, që përkon me 125-vjetorin e klubit, për sa kohë që lojtari pranon propozimin, të jetë pjesë e ceremonisë që do të zhvillohet në Camp Nou.

Argjentinasi nuk e ka mohuar kurrë synimin e tij për të mbetur i lidhur me botën e futbollit kur të tërhiqet si lojtar dhe me raste ka përmendur faktin se roli në të cilin do të ishte më rehat është ai i sekretarit teknik.

Në këtë kuptim, për atë opsion, nga klubi i Barçës qëndrimi është se kjo gjë do të vlerësohet në atë kohë nëse krijohet një mundësi e tillë, raportojnë mediat në Spanjë.

Presidenti Joan Laporta iu referua këtë të hënë largimit të argjentinasit në një intervistë për “Barça TV”.

“Ishte e dhimbshme. Nëse bëj një bilanc, është vendimi më i trishtuar nga të gjithë dhe nuk do të kisha dashur ta merrja kurrë, por doja ta vendosja institucionin përpara gjithçkaje, madje edhe përpara trajnerëve dhe t më të mirë në histori.

Dhe ne duhej ta bënim sepse situata që ne trashëguam ishte ajo.”-tha Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat