Lideri duarthatë nga Malisheva

Futboll

Lideri duarthatë nga Malisheva

Nga: K. Goca Më: 9 mars 2022 Në ora: 13:52
Lideri duarthatë nga Malisheva

Lideri i elitës së futbollit të Kosovës, Ballkani nga Theranda, i hasi sharra në gozhdë. 

Ballkani kthehet duarthatë, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Malisheva, në takimin e javës së 24-të.

Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, është i kënaqur me tre pikë të arkëtuara, të cilat e largojnë sadopak nga skuadrat e rrezikuara. 

Futbollistë Mërgim Pefqeli (42') e Arbër Pira (44') shënuan për Malishevën.

Ballkani kryeson me 48 pikë e Malisheva është në pozitën e shtatë me 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat