Trippier: Të çmend”

Futboll

Trippier: Të çmend”

Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:48
Trippier: Të çmend”

Kieran Trippier, i çmendur pas shokut të skuadrës Allan Saint-Maximin. Mbrojtësi ka mbetur i mahnitur nga aftësitë e lojtarit të Newcastle. Aq sa mendon se ai mund të fitojë Topin e Artë një ditë.

“Allan Saint-Maximin mund ta fitojë Topin e Artë. Është një lojtar më shumë cilësi, nuk kam parë kurrë një gjë të tillë”, ka thënë Trippier në kanalin YouTube True Geordie.

“Nuk di as si ta shpjegoj, është i çmendur: kur luajmë ndeshje në stërvitje jemi gjashtë kundër gjashtë, nuk ia pason topin askujt. Kështu, të gjithë kërkojnë t’ia vjedhin, unë i bëj edhe ndërhyrja të ashpra. Të çmend”, ka thënë Trippier.

24-vjeçari Allan Saint-Maximin është aktualisht mes më të mirëve të kampionatit anglez për sa i takon teknikës dhe rritja e tij në muajt e fundit ka qenë e dukshme para syve të të gjithëve. Të shohim nëse komplimentet e Trippier do ta stimulojnë të bëjë akoma më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat