Kritikohet Messi

Futboll

Kritikohet Messi

Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:00
Kritikohet Messi

Lionel Messi e pati një tjetër paraqitje të zbehtë në fanellën e Paris Saint-Germainit.

Ylli argjentinas ishte një hije në “Santiago Bernabeu”, teksa e pa ekipin e tij duke humbur 1:3 dhe duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Dhe, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u kritikua ashpër nga mediat franceze për paraqitjen e tij të radhës.

Ai është larg paraqitjeve që jemi mësuar ta shihnim në fanellën e Barcelonës.

Madje, mediumi “Le Parisien” e ka vlerësuar atë me notën 4.

“Nuk po shihet më versioni i tij më i mirë i kampionit të madh që është ai”, ka shkruar mediumi i njohur francez.

Messi ishte transferuar në “Parkun e Princave” nga Barcelona vitin e kaluar si lojtar i lirë.

Por, deri tash ka hasur në vështirësi për t’i shfaqur vlerat e tij në kryeqytetin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat