Berisha paralajmëron Interin

Futboll

Berisha paralajmëron Interin

Më: 10 mars 2022 Në ora: 19:18
Berisha paralajmëron Interin

Etrit Berisha debutoi me fanellën e Torinos, duke luajtur si titullar në sfidën që përfundoi në barazim pa gola ndaj Bolognës në transfertë dhe duke shfrytëzuar maksimalisht dëmtimin e portierit titullar Vanja Milinkoviq-Saviq.

Gardiani kuqezi bindi jo pak trajnerin Juric dhe pritet të konfirmohet titulalr edhe këtë fundjavë ndaj Interit, pavarësisht rikuperimit apo jo të Milinkovic-Savic, teksa ka folur edhe për kanalin e klubit “granata” në prag të transfertës.

“Unë kam punuar gjithmonë për të pritur shansin tim dhe tani dua të tregoj veten në fushë, duke mbajtur sa më gjatë vendin e titullarit.

Ndaj Interit na pret një sfidë shumë e vështirë, por të gjithë e dinë që edhe Torino është një kundërshtar i fortë.

Çdo ndeshje është ndryshe nga të tjerat, por ne jemi gati të japim maksimumin edhe ndaj zikaltërve”, u shpreh Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat