Perez e provokoi presidentin e PSG-së

Futboll

Perez e provokoi presidentin e PSG-së

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:50
Perez e provokoi presidentin e PSG-së

Duket se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez e nisi sfidën ndaj PSG shumë më parë se të dyja skuadrat të preknin fushën e stadiumit Santiago Bernabeu.

Numri një i Los Blancos vendosi të provokonte presidentin e klubit francez, Al Khelaifi teksa në darkën e përbashkët vendosi t’i prezantonte në tavolinë edhe dy shishe verë, por nga ajo e lira.

Perez në këtë rast ka treguar anën e tij të kursimtarit pas shishet e verës kushtonin vetëm 9 euro dhe nuk ishin të veçanta siç mund të konsiderohej takimi mes dy presidentëve të dy nga klubeve më të pasur në Europë.

Por, është edhe një tjetër detaj i cili me siguri nuk i ka lënë shije të mirë sheikut të PSG. Për shkak të fesë muslimane, Al-Khelaifi nuk konsumon alkool dhe shishet e verës as nuk i ka prekur, megjithatë çmimi i tyre me siguri i ka bërë një përshtypje jo edhe aq pozitive.

Mesa duket marrëdhënia mes dy presidentëve nuk është nga më të ngushtat, duke qenë se edhe në Francë kur u luajt ndeshja e parë, presidenti Perez iu bashkua me vonesë darkës me Al-Khelaifin duke e lënë këtë të fundit në pritje.

Megjithatë, kjo marrëdhënie mes Perez dhe Al-Khelaifi është e pritshme duke qenë se në mes është një si Kylian Mbappe me Realin që kërkon ta marrë xhevahirin e PSG sezonin e ardhshëm pa shpenzuar asnjë para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat