Morata: Duam titullin

Futboll

Morata: Duam titullin

Më: 12 mars 2022 Në ora: 23:16
Morata: Duam titullin

Juventusi duket se pak nga pak po kthehet si protagoniste në luftën për titullin kampion dhe Alvaro Morata e sheh përsëri veten mes golashënuesve duke ndihmuar bardhezinjtë për këtë objektiv.

Pas dy golave ndaj Sampdorias, sulmuesi spanjoll ka pranuar se për të gjithë ishte një atmosferë ndryshe në këto javë.

“Po punojmë mirë, jam i lumtur se kemi gjetur përsëri kompaktësinë dhe shpirtin e sakrificës të së kaluarës.

Ka një atmosferë tjetër në krahasim me fillimin e sezonit. Kisha një bisedë me trajnerin, kur dëgjon që shefi të jep besim, është e rëndësishme. Transformohet në dëshirë për të punuar.

E ardhmja? Nuk varet nga unë. Edhe nëse nuk do të jem këtu vitin tjetër, do të jem tifozi i parë i Juves.

Tani do të mundohemi të fitojmë titullin, është e vetmja gjë që ka rëndësi. Është një sezon i veçantë dhe duhet të mendojmë që të punojmë. Në Ligën e Kampioneve mund të ndodhë gjithçka, por pastaj duhet të mendojmë për Champions pasi jemi Juventusi”, tha Morata pas duelit të fituar 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat