Conte i dëshpëruar

Futboll

Conte i dëshpëruar

Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:13
Conte i dëshpëruar

Të shtunën në mbrëmje, “Djajtë e Kuq” fituan 3-2 ndaj Tottenham në “Old Trafford” për javën e 29-të të Premier League. Cristiano Ronaldo me “hat-trick” e tij, ishte heroi i mbrëmjes dhe i suksesit të Manchesterit.

Antonio Conte, trajneri i Tottenhamit, komentoi për humbjen ndaj United, duke u përqëndruar dhe folur me superlativa për yllin portugez:

“Ronaldo? Po flasim për një lojtar që ka qenë gjithmonë vendimtar në karrierën e tij dhe edhe që sonte tregoi sërish se çfarë lojtari është. Pa të, ata do ta kishin të vështirë edhe ta barazonin këtë ndeshje.

Është një humbje që është e vështirë të shpjegohet, nuk mendoj se e merituam të humbnim.

Përvoja nuk mund të blihet, ne vetëm mund të rritemi. Kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër dhe unë shpresoj që ata të kenë mundësinë të mësojnë nga kjo mbrëmje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat