Tottenhami është ende në garë

Futboll

Tottenhami është ende në garë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 16:08
Antonio Conte

Muajt e parë të Antonio Conte-s në drejtim të Tottenham kanë patur shumë ulje-ngritje. Megjithatë, efekti i trajnerit italian është ndier menjëherë në shtëpinë e Spurs duke transformuar Kane me shokë.

Tottenhami është ende në garë për një vend në Champions League, pavarësisht humbjes së pësuar të shtunën në përballjen direkte me Manchester United.

Ish-trajneri i Inter-it ka shprehur disa pakënaqësi në lidhje me merkaton dhe ambicien e klubit, por ka kërkuar falje më mbrapa. Alarmi është larguar, por Conte mund të largohet gjithsesi nga londinezët.

Sipas L’Equipe, italiani është në listën e PSG-së për të marrë vendin e Pochettino-s. Por jo vetëm. Paris Saint-Germain, në fakt, po vlerëson edhe pozicionin e Leonardo-s dhe nuk mund të përjashtohet  një nadrje me drejtorin aktual sportiv.

Mes emrave që mund të marrin vendin e brazilianit është edhe ai i Fabio Paratici-t, ish-drejtues i Juventus-it dhe tani te Tottenham-i bashkë me Conte-n. PSG po flet me disa drejtues sportivë dhe pikërisht këtë javë duket se kanë patur kontakte me vetë Paratici-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat