Arabët blejnë Chelsean?

Futboll

Arabët blejnë Chelsean?

Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:25
Arabët blejnë Chelsean?

Shitja e Chelseas është kthyer në një nga çështjet më të rëndësishme ditëve të fundit. Në korridoret e zyrave të Bluve të Londrës flitet çdo ditë për blerësit e mundshëm të klubit, pas sanksioneve të Roman Abramovich.

“Goal.com” bën me dije se një ofertë interesante nga disa pronarë arabë ka mbërritur te skuadra e Premier League. Ky propozim përfshin plan për ndërtimin e “Stamford Bridge”, duke e shndërruar këtë të fundit në impiantin sportiv më të shtrenjtë që ka njohur ndonjëherë Mbretëria e Bashkuar.

Jo vetëm kaq. Rinovimi i lojtarëve që janë në skadencë kontrate si Azpilizcueta apo Rudiger nuk pritet të jetë një problem. Gjithsesi, për momentin, asgjë nuk mund të thuhet me siguri.

Procedurat për blerjen e Chelseas janë bërë tejet të komplikuara, pasi kushdo që është i interesuar, duhet fillimisht që të bisedojë me qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat