Pep Guardiola flet pas barazimit ndaj Crystal Palace

Futboll

Pep Guardiola flet pas barazimit ndaj Crystal Palace

Më: 15 mars 2022 Në ora: 00:12
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka dhënë komentet e tij pas barazimit ndaj Crystal Palace.

Manchester City i ka dhënë mundësi të artë Liverpoolit që të afrohen në vetëm një pikë në garën për titull.

Citizens sot luajtën baras pa gola. Përveç golit, ata bënë gjithçka mirë, por goli nuk erdhi. Kështu mendon edhe Pep Guardiola, i cili thotë se skuadra nuk do të ndryshojë mënyrën e lojës në ndeshjet e ardhshme, pasi gjithçka ishte mirë.

“Ne luajtëm lojë shumë të mirë. Në 90 minuta ne patëm pak gabime, por luajtëm mirë. Fati nuk ekziston në futboll. Duhet të shënojmë dhe ne nuk e bëmë”, ka thënë Guardiola.

“Nuk shënuam. Ky ishte gabimi. Skuadra që ishte aty sot, do të jetë edhe ndeshjen e radhës. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen dhe mënyrën se si luajtëm”, shtoi spanjolli.

“Akoma nëntë ndeshje të mbetura. Duhet fituar shumë ndeshje. Mënyra se si luajmë nuk lë hapësira për pishman. Ne preferojmë fitoren, por ndeshja ishte e shkëlqyer”, tha Pep, i pyetur për titullin.

Manchester City shkon tashmë në 70 pikë pas 29 ndeshjeve, deris Liverpool ka 66 pikë në 28 ndeshje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat