Dilema e madhe e Mancinit

Futboll

Dilema e madhe e Mancinit

Më: 15 mars 2022 Në ora: 12:58
Dilema e madhe e Mancinit

Balotelli apo Joao Pedro? Kjo është një nga dilemat e mëdha, që do ta zgjidhë “in extremis” Roberto Mancini, në kuadër të ndeshjeve të “play-off”-it të Botërorit të Katarit, që kombëtarja italiane do t’i lujë këtë muaj kundër Maqedonisë së Veriut dhe njërës mes Turqisë e Portugalisë.

Është një zgjedhje për sulmuesin e katërt, duke qenë se tashmë tre janë të sigurt në listë, konkretisht Immobile, Belotti dhe Scamacca. Sigurisht, është një vendim që në çdo rast do të shkaktojë diskutime.

Mancini gjithmonë do të thërriste dikë si Balotelli, por në këtë rast fleksibiliteti më i madh i italo-brazilianit mund ta favorizojë Joao Pedro. Trajneri axurr e vlerësoi Balotellin në fazën e fundit dhe e ndoqi në javët e fundit të ndeshjeve në Turqi.

Raportet flasin për një lojtar me dinamizëm të kufizuar dhe që gjithsesi luan në një ligë më të ulët se ajo italiane. Në çdo rast, gjithçka është ende në rrezik dhe njëri prej të dyve do të duhet t’i shikojë ndeshjet e “play-off”-it nga divani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat