Sot çerekfinalja e Kupës së Kosovës

Futboll

Sot çerekfinalja e Kupës së Kosovës

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:01
Sot çerekfinalja e Kupës së Kosovës

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje të vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku secila ndeshje është më e fortë se tjetra.

Kupa e Kosovës ka hyrë tashmë në një fazë të nxehtë dhe klubet duan t’i shkojnë garës deri në fund, për të fituar trofeun që i dërgon në garat evropiane.

Gjatë ditës së sotme zhvillohen tri ndeshje interesante, ku gjashtë klube nga Superliga e Kosovës ndeshet me vete në fazën e çerekfinales.

Ndeshja më interesante padyshim se do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Prishtinës.

Përballje e fortë dhe rivalitet i madh do të jetë edhe në Podujevë, me Llapin që e pret Gjilanin në stadiumin Zahir Pajaziti.

Takimi i fundit, por jo nga rëndësia pritet të zhvillohet në Gjilan, me Dritën që është nikoqire e Ulpianës.

Të tri ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00, ndërsa ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut do të luhet nesër (e enjte).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat