Lewandowski “ultimatum” Bayernit

Futboll

Lewandowski “ultimatum” Bayernit

Më: 16 mars 2022 Në ora: 12:39
Lewandowski “ultimatum” Bayernit

Robert Lewandowski shënon sistematikisht me Bayern Munchen prej vitit 2014, kur la Dortmundin për t’u transferuar me parametra zero në Bavari.

33-vjeçari polak, i cili është kthyer në golashënuesin më të mirë të historisë së Bundesligës, ka kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Gjermanisë.

Edhe pse është shumë i lidhur me Bayernin, sulmuesi nuk e ka mohuar kurrë se do i pëlqente të provonte një tjetër aventurë në karrierë.

Lewa pret në verë një propozim nga drejtuesit e Bayernit në lidhje me rinovimin e kontratës. Bisedime nuk ka për momentin mes palëve.

Nëse në fund të sezonit nuk do të vijë oferta e re, polaku do të kërkojë shitjen e tij. Kujtojmë se Lewandowski përfiton rreth 24 milionë euro në sezon nga kontrata aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat