Kush e gjykon derbin Drita - Prishtina?

Futboll

Kush e gjykon derbin Drita - Prishtina?

Më: 18 mars 2022 Në ora: 19:05
Kush e gjykon derbin Drita - Prishtina?

Në fundjavë zhvillohet xhiro e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Do të luhen ndeshje tejet interesante, ku dueli kryesor zhvillohet në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.

Përballje e rëndësishme zhvillohet të shtunën në mes të Malishevës dhe Gjilanit.

Në këtë ndeshje, drejtësinë do ta ndajë Gramos Shala i asistuar nga Edmond Zeqiri dhe Gzim Mehmeti.

Ndërsa dernin e javës që zhvillohet të dielën ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do ta drejtojë Dardan Çaka, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat