Java e 26-të në Superligë, këto janë tri ndeshjet interesante

Futboll

Java e 26-të në Superligë, këto janë tri ndeshjet interesante

Më: 19 mars 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Sot do të fillojë javë e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll me disa duele interesante.

Saktësisht, sot në program në elitën e futbollit kosovar do të jenë tri përballje.

Ulpiana do të udhëtojë në Drenas ku do të përballet me juniorët e Feronikelit. Lipjanasit gjenden në vendin e nëntë me 23 pikë, tri më pak se Dukagjini dhe një fitore sot do t’i rriste gjasat e tyre për mbijetesë. Në anën tjetër, Feronikeli është pa gjasa në vendin e fundit me 11 pikë gjithsej.

Duel tjetër që luhet sot është ai mes Llapit dhe Dukagjinit. Llapjanët, në disponim pasi kaluan në gjysmëfinale të Kupës do ta presin skuadrën e rrezikuar për rënie nga elita. Llapi momentalisht gjendet në vendin e katërt me 41 pikë, 10 më pak se Ballkani, kurse Dukagjini gjendet i teti me 26, gjashtë më pak se Drenica, Malisheva e Prishtina.

Dueli më interesant i ditës së sotme është pa dyshim ai mes Malishevës dhe Gjilanit.. Malishevasit kërkojnë fitore që do t’i jepte komoditet në mesin e tabelës, kurse për Gjilanin janë jetike tri pikët sot në luftë për titull kampioni. Ata kanë 48, tri më pak se lideri Ballkani, kurse Malisheva është e gjashta me 32, gjashtë më shumë se ekipet e rrezikuara. 

Të trija këto përballje nisin në orar të njëjtë, 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat