Ancelotti lavdëron Xavin

Futboll

Ancelotti lavdëron Xavin

Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:06
Carlo Ancelotti

“El Clasico” e së dielës do të shohë Carlo Ancelottin të përballet me Xavi Hernandez dhe trajneri veteran ka mbetur i impresionuar me atë që katalanasi po bën te Barcelona.

Përpara përballjes së së dielës mes Real Madridit dhe Barcelonës, Ancelotti u pyet se si kanë ndryshuar Blaugranët nën drejtimin e trajnerit të ri.

“Identiteti i Barcelonës nuk ndryshon kurrë, pasi klubi ka një stil të qartë”, tha italiani.

“Xavi përshtatet mirë me atë stil dhe skuadra është përmirësuar shumë nën drejtimin e tij".

“Ata janë një ekip i kompletuar dhe po luajnë mirë. Mendimi im është se ai po bën një punë të mirë.”

Pavarësisht vlerësimeve të tij për punën e Xavi në Barcelonë dhe pohimit të tij se Blaugranët po luajnë në stilin tipik të klubit, Ancelotti tha se nuk i pëlqen të ketë një stil të caktuar për ekipet e tij.

“Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me një stil, sipas mendimit tim,” tha ai

“Dua që skuadrat e mia të kenë identitete të ndryshme. Gjithmonë jam përpjekur të përdor stile ku lojtarët e mi ndihen rehat.

Stili i Real Madridit duhet të bazohet në karakteristikat e lojtarëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat