Stuttgarti mposht Augsburgun

Futboll

Stuttgarti mposht Augsburgun

Më: 19 mars 2022 Në ora: 18:20
Stuttgarti mposht Augsburgun

Stuttgarti mori një tjetër rezultat pozitiv, që i vlen për qëndrimin në Bundesligë. Në javën e 27-të të elitës së futbollit gjerman, Stuttgarti iu imponua 3-2 Augsburgut, një kundërshtar i drejtpërdrejtë për mbijetesën. Tashmë të dyja skuadrat kanë nga 26 pikë, por ekipi bavarez ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Dy herë kaloi në epërsi Augsburgu, por nuk ia doli të ruante avantazhin, duke u larguar pa pikë nga kjo transfertë.

E zhbllokoi takimin që në minutën e gjashtë Hahn, por në të 44-tën barazoi Anton. Pa u mbyllur pjesa e parë, miqtë kthyen shumë shpejt epërsinë me Gregoritch.

Deri 11 minuta para fundit të kohës së rregullt, miqtë ia dolën të ruanin rezultatin, por pikërisht në të 79-tën Marmoush barazoi 2-2, për të ardhur më pas te përmbysja e madhe, në të 85-tën, falë golit të Tiagos.

Në takimet e tjera, Hertha e Berlinit fitoi thellë 3-0 me Hoffenheimin, Mainzi shkatërroi 4-0 Arminian e Bielefeldit, ndërsa Greurther Furth Frieburg përfundoi pa gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat