Derbi i kryeqytetit

Futboll

Derbi i kryeqytetit

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:59
Derbi i kryeqytetit

Roma- Lacio është sfida më e bukur e kësaj jave në Serinë A, me të dyja ekipet që luajnë për objektivin e Europës. “Panorama Sport” ju sjell statistikat më të veçanta të kësaj përballjeje.

– Pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë, Lacio mund të gjejë suksesin për dy ndeshje radhazi kundër Romës në Serinë A për herë të parë që nga nëntori i vitit 2012 (tri radhazi në atë rast, nën menaxhimin e Edi Rejës dhe Vladimir Petkoviçit).

– Lacio ka fituar dy nga tri derbet e fundit në Serinë A (1 barazim): të njëjtin numër suksesesh në 15 të mëparshmet.

– Roma është e pamposhtur si pritëse kundër Lacios në Serinë A që nga 30 prilli 2017 (3-1 bardhekaltër me Keitanë autor i një dygolëshi); që atëherë, tri fitore dhe një barazim.

– Roma është e pamposhtur në tetë ndeshje të kampionatit (4F, 4B) dhe mund të shmangë humbjen për shumë ndeshje radhazi brenda një sezoni të vetëm të Serisë A për herë të parë që nga maji 2019 (në nëntë ndeshjet e fundit të 2018-’19, me Klaudio Ranierin në stol).

– Nesër në 18:00 do të sfidohet skuadra që ka diferencën më të madhe mes golave dhe golave të pritshëm (+13 Lacio) me atë që, përkundrazi, ka shënuar më pak gola në krahasim me cilësinë e goditjeve të tentuara në kampionatin aktual deri tani (-10 Roma).

– Mauricio Sarri mund të bëhet trajneri i parë i Lacios që fiton dy derbet e para të Romës në Serinë A që nga Sven-Goran Erikson në 1997-’98, ndërsa Zhoze Murinjo trajneri i parë verdhekuq që humbi dy të parat që nga koha kur ekipi drejtohej nga Luis Enrike në sezonin 2011-’12.

– Çiro Imobile ka shënuar katër gola në derbin e Romës në Serinë A: vetëm dy lojtarë bardhekaltër kanë bërë më mirë kundër rivalëve nga kryeqyteti: Silvio Piola (6) dhe Tomazo Rokhi (5).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat