Lewandowski prioritet i Liverpoolit

Futboll

Lewandowski prioritet i Liverpoolit

Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:05
Lewandowski prioritet i Liverpoolit

Edhe Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për Robert Lewandowskin.

Reprezentuesi polak është i lidhur me një largim nga Bayern Munichi, teksa kontrata e tij skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Sipas “El Nacional”, Jurgen Klopp e sheh atë si një “priorite”’ për afatin kalimtar të verës.

Gjiganti anglez thuhet se është i gatshëm për shpenzuar 70 milionë funte për Lewandowskin, i cili është duke shkëlqyer edhe në këtë sezon.

E ardhmja e Mohamed Salah vazhdon të vihet në pikëpyetje, gjë që mund të “detyrojë” Liverpoolin të transferojë një sulmues.

“Bavarezët” mund ta lejojnë largimin e 33-vjeçarit këtë verë, në mënyrë që të shmangin largimin e tij si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat