Strakosha totalisht i dorëzuar

Futboll

Strakosha totalisht i dorëzuar

Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:18
Strakosha totalisht i dorëzuar

Nis keq dhe mbaron edhe me keq pjesa e pare per Lazio-n ne derbin e kryeqytetit te Italise. Roma i shenon 3 gola ne 45 minuta dhe tashme per djemte e Sarrit behet gati e pamundur dhe duhet nje mrekulli qe te reagojne.

Duhen vetem 56 sekonda qe Tammy Abraham te realizoje golin me te shpejte ne historine e derbit ne Serie A duke befasuar Strakosha edhe pasi krosimi i Pellegrinit ben qe topi te kape traun e portes. Ne tribune sapo eshte ulur Totti dhe feston gjithashtu…

Por, sikur kjo te mos mjaftoje, Roma dyfishon në minutën e 22-të dhe firma është ende e Tammy Abraham. Aksion i bukur në të djathtë të ekipit verdhekuq, me Mkhitaryan që pason per Karsdorp: krosim i forte dhe i shpejt nga holandezi, kur fluturimthi hidhet anglezi duke shenuar 2-0 ndaj Lazios në gjysmën e pjesës së parë dhe per te eshte goli numër 15 në këtë kampionat.

Në minutën e 40 është 3-0 e Romës! Ekzekutim i mrekullueshëm me këmbën e djathtë të Lorenzo Pellegrinit ne goditje denimi. Topi kaloi mbi barrierë dhe shkon aty ku Strakosha nuk mundet te mberrije me gjithe kercimin e tij te madh. Lazio totalisht e shperfyturuar, tre gola te pesuar ne 45′ e para ne nje nga derbet me te dobeta deri tani. per bardhekalterit.

Strakosha eshte i merzitur, sepse nata e tij po kthehet ne nje goditje ne shenjester. Sepse pas golit te Pellegrinit eshte Mkitaryan ai qe i afrohet 4-0 por trau i portes dhe duart e Strakoshes i thone jo, duke e cuar ne kendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat