Rikthimi i gëzimit

Futboll

Rikthimi i gëzimit

Më: 23 mars 2022 Në ora: 12:33
Xavi

Barcelona është kthyer. Ose të paktën kështu ndihen gjërat pas fitores së tyre të fuqishme 4-0 jashtë Real Madridit në El Clasico të së dielës.

Është e qartë se skuadra është përmirësuar shumë që kur Xavi Hernandez mori drejtimin dhe ish-mesfushori ka marrë disa vendime që kanë qenë kyçe për kthesën e tyre.

Xavi po shijonte jetën e tij të qetë në Katar kur Barcelona erdhi për të. Zemra e tij donte që ai të kthehej në shtëpi, por koka e tij kërkonte kujdes. Skuadra ishte në gjendje të keqe dhe duhej shumë punë.

Gjithsesi ai pranoi me guxim.Ky ishte kyç. Skuadrës i mungonte motivimi dhe ishte e dëshpëruar, por Xavi i bëri ata të buzëqeshnin sërish me seancat stërvitore më argëtuese që lojtarët i shijuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat