Rikthehet për të luajtur pas 12 vjetësh

Futboll

Rikthehet për të luajtur pas 12 vjetësh

Më: 23 mars 2022 Në ora: 13:40
Rikthehet për të luajtur pas 12 vjetësh

Një rikthim i pabesueshëm? Në orët e fundit në Brazil nuk flitet asgjë tjetër: 12 vjet pas pensionimit, Denilson është i gatshëm t’i vesh përsëri këpucët e sportit për t’iu bashkuar klubit Ibis Sport Club, i cili luan në Campeonato Pernambucano dhe që është në luftë për të mos rënë nga liga.

Ibis është një klub i njohur, mbi të gjitha në rrjetet sociale, sepse e mban titullin e skuadrës më të dobët në botë.

Këtë emër e ka marrë këtë titull për shkak se e kishte një periudhë prej tri vjetësh e 11 muajsh pa fitore në mes të muajit korrik 1980 dhe qershor 1984.

Një rekord që është futur në “Librin e rekordeve Guinness” dhe të cilin ky klub e mban me krenari.

“Me Ibis asgjë s’është e pamundur. Vitin e kaluar kemi hyrë në Prima Divisione dhe këtë vit e pamundura ka ndodhur përsëri. E kemi angazhuar një kampion bote. Eja ta veshësh fanellën tonë, Denilson. Do ta zbulosh se çka do të thotë të jesh më i dobëti në mesin e më të mirëve”, ka shkruar klubi brazilian në “Twitter”.

Ish-futbollisti i Betis Sevillas dhe i kombëtares “Verdeoro”, po ashtu ka folur për këtë punë.

“Tash mund të flas. Është zyrtare! Ma kanë dhënë një propozim dhe duke reflektuar me familjen time kam vendosur të kthehem të luaj futboll pas 12 vjetësh pensionimi. Nga sot do ta vesh fanellën e Ibis”, deklaroi 44 vjeçari.

Nëse lajmi është i vërtetë do të bëhej fjalë për një rikthim epokal: skuadra e fundit e kampionit të Botës në Botërorin 2002 ishte Kavala, në vitin 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat