Lewandowski, krenar për Poloninë

Futboll

Lewandowski, krenar për Poloninë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 14:15
Lewandowski, krenar për Poloninë

Robert Lewandowski foli në një konferencë shtypi për situatën e vështirë që po përjeton Polonia e tij, vendi që ka pritur më së shumti refugjatë nga Ukraina:

“Bota e admiron mënyrën se si ne po i ndihmojmë ukrainasit. Shumë faleminderit të gjithë atyre që po japin diçka nga vetja në këtë situatë dramatike njerëzore.

Njerëz nga e gjithë bota më kanë uruar për solidaritetin e treguar nga populli im”.

Polonia, e cila kalon në finale e “play-off”-it të Botërorit të Katarit për shkak të përjashtimit të Rusisë, pret fituesin e sfidës Çeki-Suedi. Sulmuesi i shquar i Bayern Munich shtoi në këtë drejtim:

“Mendoj se është një moment i vështirë jo vetëm për mua, por për të gjithë. Ne jemi sportistë dhe aspekti sportiv është i rëndësishëm. Finalja e së martës është gjëja më e rëndësishme.

Kemi një staf të ri teknik, një trajner të ri, por e dimë potencialin tonë, gjithçka do të varet nga ne”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat