Pse e ftoi futbollistin e Ballkanit për ndeshjet e marsit?

Futboll

Pse e ftoi futbollistin e Ballkanit për ndeshjet e marsit?

Më: 23 mars 2022 Në ora: 18:12
Pse e ftoi futbollistin e Ballkanit për ndeshjet e marsit?

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur në një konferencë për media në prag të dy ndeshjeve miqësore të muajit mars.

“Dardanët” do të sfidohen nga Burkina Faso dhe Zvicra në ndeshje kontrolluese.

Trajneri francez u pyet se pse e ftoi mbrojtësin e Ballkanit, Lumbardh Dellovën për të zëvendësuar Emir Sahitin që u lëndua ditë më parë.

Giresse tha se Dellova ishte zëvendësuesi më i mirë për ta dhe se kanë dashur t’i japin hapësirë një futbollisti që luan në elitën e futbollit të Kosovës.

“Njëra ndër arsyet që Dellova zëvendësoi Sahitin është koha e shkurtër për të gjetur një zëvendësues që ne e konsiderojmë më të mirë. Në të njëjtën kohë me i dhënë mundësinë një lojtari që luan në Superligën e Kosovës”, tha Giresse në konferencë.

Kosova dhe Burkina Faso takohen më 24 mars nga ora 18:00 në Prishtina, ndërsa pesë ditë më vonë “Dardanët” luajnë në udhëtim te Zvicra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat