Mancini paralajmëron Italinë

Futboll

Mancini paralajmëron Italinë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 18:57
Mancini paralajmëron Italinë

Roberto Mancini nuk e mendon një dështim tjetër të Italisë si ai i katër viteve më parë kur ia doli që të shkonte në Kampionatin Botëror. Trajneri i të kaltërve, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut për play-off të Botërorit, ka theksuar se skuadra e di se çfarë duhet bërë për të evituar të njëjtin fat.

Gjithsesi, ai ka theksuar se duhet patur shumë kujdes ndaj Maqedonisë së Veriut e cila ka treguar me rezultatet e saj se mund të arrijë objektiva të rëndësishëm.

“Nuk kemi pasur shumë kohë, djemtë erdhën dhe duhej të rikuperonin nga lodhja me ekipet e tyre, nga udhëtimet. Kemi provuar diçka në ditën e djeshme dhe kjo është arsyeja pse në këtë grumbullim kemi konfirmuar djemtë e Europianit. Njihen mirë me njëri-tjetrin dhe e dinë atë që duhet të bëjmë.

Avantazh të kemi në ekip ata që dështuan në 2017? Nuk e di nëse është avantazh apo jo, por kjo bën pjesë në jetën e një sportisti, ka momente entuziazmuese dhe të tjera me zhgënjime. Ku ta gjesh të fitoje gjithmonë… Siç ka thënë Kielini, mjafton të jemi të përqendruar te ajo që duhet të bëjmë. Italia di të luajë mirë futboll dhe ne duhet të mendojmë për fushën, jo për gjëra të tjera.

E nisim të gjithë të barabarte, ndeshjet nisin 0-0 dhe në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Të gjitha ndeshjet duhen luajtur, edhe ato që duken të sigurta. Nuk mendoj se ka favoritë.

Zhorzhinjo dhe penalltitë? Pas atyre dy ndaj Zvicrës ka shënuar 7 radhazi, ka rigjetur saktësinë… Nuk është problem, nëse ka penallti, do e gjuajmë.

Nuk mendoj se ndeshja e nesërme duhet zgjidhur sa më parë që të jetë e mundur. Nisemi nga 0-0, nuk është se ka një rezultat që duhet përmbysur. Ata mbrohen mirë dhe kanë cilësi teknike, kanë fituar në Gjermani. Duhet të jemi të qetë dhe të bëjmë ndeshjen tonë.

Duhet të kemi durim, ata mbrohen mirë dhe nuk do të na lejojnë shumë hapësira. Nuk ka ndryshuar kombëtarja. Jemi munduar gjithmonë të bëjmë lojën tonë. Kur përgatit një Europian apo Botëror ke kohë, ndërsa kur luan ndeshje gjatë sezonit ke më pak kohë, Por skuadra nuk ka ndryshuar shumë”, tha Mancini para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat