Spanja përgatitet kundër Shqipërisë

Futboll

Spanja përgatitet kundër Shqipërisë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:39
Spanja përgatitet kundër Shqipërisë

Spanja është grumbulluar në Barcelonë ku po zhvillon përgatitjet për miqësoren me Shqipërinë.

Luis Enrike është një nga trajnerët që i beson më tepër teknologjisë dhe këtë të fundit ka vendosur ta bëjë pjesë të seancava stërvitore. Trajneri spanjoll ka kërkuar një “kinema“ në stërvitje.

Një monitor gjigant shoqëron lojtarët e Spanjës përgjatë seancave stërvitore, në të cilin shfaqen gabimet e bëra prej tyre dhe mënyra se si duhet të korrigjohen.

Një podium sipër ekranit qendron vetë Luis Enrike, i cili drejton prej aty skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat