Cila do të jetë e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç?

Futboll

Cila do të jetë e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç?

Më: 24 mars 2022 Në ora: 14:55
Cila do të jetë e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç?

Cila do të jetë e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç? Orët e ardhshme mund të jetë vendimtare për sulmuesin. Kualifikimi i Suedisë në Kupën e Botës ka shumë mundësi që të ketë një ndikim të madh në vendimin që do të marrë Ibra.

Në rast të një kualifikimi në Katar 2022, Ibrahimovic mund të vendosë të rinovojë kontratën e tij me Dajllin me shifra të reduktuara në krahasim me ato aktualet.

Siç ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, flitet për 2 milionë euro në sezon plus bonuse. Megjithatë, nëse Suedia nuk do të arrijë të mundë në fillim Republikën e Çekisë dhe më pas Poloninë, fati i Ibrës mund të ndryshojë.

Ideja është gjithmonë ajo që të vazhdojë me Milan-in, por këtë herë me një rol ndryshe. Hipoteza është t’i bashkohet Maldini-t ose, akoma më afër fushës, stafit të trajnerit Pioli.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, por historia mes Ibrahimovic-it dhe Djallit duket se do të vazhdojë akoma...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat